Kurti – Gashit: E pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj, duhet të qetësohesh

Kryeministri Albin Kurti i tha shefit të grupit parlamentar të LDK-së se është i papjekur.

Kurti tha se Gashi po e ndërpriste gjatë fjalës së tij.

“Për mua, deputeti Gashi, vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria jauj. Prandaj, mos më ndërpreni. Sa herë doni e merrni fjalën, por mos më ndërpreni”, tha Kurti.

Ai i tha Gashit se “qytetarët e Republikës nuk e shohin që është shumë vështirë të flasësh prej ndërhyrjeve tuaja këtu”.

“Qytetarët e Republikës nuk e shohin, nuk e dinë pse nganjëherë po marr kohë më shumë, sepse duhet të pres që të ndaleni ju”, tha Kurti.

“Fjalimi im, të dashur qytetarë, ka pauza ndërmjet sepse duhet të qetësohet njeriu”, tha në fund kryeministri.