Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se sulmi rus në Ukrainë, përbën agresionin e dytë më të madh ushtarak prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri  Kurti ka ka folur për mbledhjen Këshillin e Sigurisë që është mbajtur dje, për shkak të zhvillimeve të fundit në mes të Rusisë dhe Ukrainës, shkruan Reporteri.net.

Kurti tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës është diskutuar për situatën aktuale dhe për masat që duhet ti ndërmerr Kosova në mënyrë që orientimi ynë evropian edhe euroatlantik të jetë në intensitetin më të lartë të mundshëm.

“Me disa prej ministrave dhe drejtues të institucioneve kemi vlerësuar dhe diskutuar për situatën aktuale dhe për masat që duhet ti ndërmarrim në mënyrë që orientimi ynë evropian të jetë në intensitetin më të lartë të mundshëm”, tha Kurti.