Kurti flet për marrëveshjen e 4 shtatorit e nënshkruar nga Hoti në SHBA

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në konferencë për media ka folur edhe për marrëveshjen e 4 shtatorit  në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin ekonomik mes Kosovës e Serbisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, Kurti ka thënë se pika e vetme e mirë në atë marrëveshje është darkodimi për njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli.

Kurti më tej u shpreh se “nuk ka fort gjëra të mira”.

“Tash jemi në kohë optimizmi gjithëpopullor dhe do të thosha që ai dakordim i dyfishtë i 4 shtatorit në tekstin që i korrespodonte palës kosovare më së miri është të lexohet nga fundi te pika ku përmendej njohja e Izraelit për Kosovën e më pastaj nuk ka fort gjëra të mira mëtej”, tha Kurti.