Kurti flet me Escobarin: Kosova e përkushtuar për dialog me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur një bisedë telefonike me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku diskutuan për çështje të ndryshme.

“Gjatë një bisede telefonike me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, ka njoftuar Kurti në Twitter.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë ka ngecur tash e disa kohë, për shkak që pala serbe insiston që të zbatohet Marrëveshja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.