Kurti flet edhe për rikthimin në punë të kryeshefit të PTK-së dhe KEK-ut

Inspektorati i Punës dje mori vendim që të rikthej në punë, Bedri Istrefin kryeshef i Telekomit dhe Njazi Thaçi, kryeshef i KEK-ut, të cilët u shkarkuan nga Bordet e përkohshme që u emëruan pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit.

Ky i fundit sot është pyetur lidhur me shkeljet që ka gjetur Inspektorati i Punës me rikthimin e tyre në pozitat që mbanin.

Kurti ka deklaruar se qeveria ka vendosur për bordet e ndërmarrjeve publike, por jo për menaxhmentet.

“Bordet e përkohshme i janë marrë vendimet, qeveria ka vendosur për këto borde, por jo për menaxhmetet. Bordet do ta thonë fjalën e tyre, do të bëhet në bazë të ligjeve e rregulloreve”, ka thënë Kurti.