Foto

Kurti elektrizon masën me statusin e fundit, 38 mijë ‘likes’ për 1 orë

Postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social “Facebook” ku shkroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në takimin e 2 majit në Bruksel ka deklaruar se “Milan Radojçiqi do të jetë Adem Jashari i serbëve” ka aktivizuar qytetarët e vendit, kryesisht mbështetësit e Kurtit.

”Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti.

Për vetëm 9 minuta, ky status i Kurtit ka marrë 12 mijë pëlqime, teksa numri i tyre vazhdimisht ka shënuar e po shënon rritje.

Momentalisht, Kurti për 1 orë, ka marrë 38 mijë pëlqime në statusin e lartë cekur.