Kurti, edhe gazetarët po rrezikohen në terren – i meritojnë nga 300 €

Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka marrë mbrëmë një vendim në të cilën është diskutuar dhe miratuar Vendimi për Pakot Emergjente Fiskale.

Ajo do të ketë vlerën totale 179.6 milionë euro, që është 9 milionë euro më shumë se që ishte propozuar javën që lamë pas.

Mirëpo, duket se në këtë vendim janë diskriminuar gazetarët, personat që nga dita e parë e deri më tani po vazhdojnë të raportojnë për pandeminë, covid-19. Madje, ata ishin të rrezikuar edhe për infektim eventual.

Kësisoj, Qeveria Kurti ka vendosur që gazetarëve t’iu ndahen vetëm 170 euro mbulime të shpenzimeve.

Ata futen në kategorinë e punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro, për muajin prill dhe maj, masë kjo deri në dyzet e një milionë (41,000,000.00 €) euro;

Por, ku është dashur të jenë mediat?.

Image may contain: text

Padyshim se gazetarët meritë të veçantë do ta kishin të jenë në sigurimin e shtesës mbi pagë në vlerë prej treqind (300 €) euro për punëtorët në terren.

Të njëjtit ishin të ekspozuar drejtpërdrejt në rrezikun e infektimit në punën e tyre.

Mirëpo, në këtë pako kanë hyrë kategoritë tjera; Stafi mjekësor (mjekët dhe infermierët), policët e Policisë së Kosovës, zyrtarët (gardianët) e Shërbimit Korrektues, zyrtarët (zjarrfikësit) e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, personeli (ushtarët) i FSK-së, punëtorët që punojnë në Karantinë – Qendra e Studentëve të Prishtinës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Punës, zyrtarët (inspektorët) e Administratës Tatimore të Kosovës, Zyrtarët (doganierët) e Doganës së Kosovës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Tregut, zyrtarët (inspektorët) e inspektorateve përkatëse komunale, zyrtarët e Inspektorati të Mjekësisë së Punës, për muajin Prill dhe Maj deri në vlerë prej pesëmbëdhjetë milionë (15,000,000.00 €) euro;