Video

Kurti e Vuçiqi njëri pas tjetrit në “Sky News”: Serbia s’e dorëzon Radojiçiqin, Kosova kërkon sanksione ndaj Beogradit

Tashmë është bërë thuajse praktikë e etabluar kur ka tensione në veri që menjëherë pas intervistave të kreut të shtetit kosovar, Albin Kurti, në këtë apo atë medium ndërkombëtar, të shfaqet edhe arç-nemesisi i tij, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të përçuar vesionin e tij të ngjarjeve; te po ai ose ky medium dhe te i njëjti gazetar.

Njëjtë ndodhi edhe dje kur në median e njohur britanike “Sky News” njëherë u shfaq Kurti dhe më pastaj Vuçiqi. Tema: sulmi paramilitar i udhëhequr nga Milan Radojçiq në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Kurti pati tone të mprehta dhe elaborime të gjata e të hollëzishmd, Vuçiq në anën tejtër, me faj të shkruar në ballë dhe me stilin e tij të një përulësie dhe qetësie të shtirur të cilës provon t’ia bashkëngjes edhe një gjendje emocionle të dhimbshme.

Kryeministri kosovar nxorri tërë të gjeturat e gjermëtashme si dhe planin që beson të kenë zbërthyer në plotni të terroristëve. Intepretimi i tij ishte që zgjodhën manastirin e vjetër ortodoks për të sulmuar me shpresën që reagimi i policisë kosovare të ishte i rëndë dhe t’i jepnin “ngjyrim” ose “shije” fetare. Ky, sipas Kurtit, ishte plani që u dështoi.

Por, në metodë, ai tha se ishte sikurse “Little Green Men”; forca të pa emblemizuara ushtarake që Vladimir Putin kishte përdorur për të Aneksuar Krimenë; si dhe që kishte përdorur në Donbas.

E në këtë skenar, sipas leximit të Kurtit, Vuçiqi ishte “Putini i vogël” ndërs Radojçiqi “Prigozhini i Vogël”.

Krejt sulmin në Banjskë të Zveçanit Kurti e dha për fakt të kryer eshtë bërë “me dijeninë…përgatitjen…pjesëmarrjen” e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e quajti “autokrat famëkeq”.

“Është e pamundshme që diçka e tillë të ngjajë pa e ditur ai. Është e pamundshme. Ishte në dijeni të plotë, ishte pjesë e përgatitjesë së saj dhe ishte pjesë e asaj çka na ndodhi”, ka thënë Kurti.

“Duke sjellur njerëz që ulen afër me të në takime të rëndësishme në Beograd, në uniforma paramilitare për të sulmuar vendin tonë dhe vrarë policin tonë”.

Vuçiqi u pyet nga gazetari saktësisht për këtë afërsi me Radojçiqin, afërsi të cilën e pranoi, ndonëse miqësinë me të e mohoi.

Pyetur se a “është aleati juaj Radojçiqi”, Vuçiq tha se “po”. Pyetur se “a mund të thoni se e keni mik”, Vuçiq këtu e mohoi.

E këtu Vuçiqi do t’i kapej rreptë gazetarin, kur ky i fundit e pyti “a do t’ia dorëzoni Kosovës” kryekriminelin Radojçiq.

“A po bëni hajgare”, e pyeti Vuçiq gazetarin.

“Jo”, u shpreh i prerë ai, teksa përsëriti të njëjtën pyetje.

“Unë po ju pyes, a po bëni hajgare”, ia ktheu sërish Vuçiqi.

Gazetari duke vazhduar të shohë në sy Vuçiqin, ky i fundit tha se “ne nuk mund ta ekstradojmë askënd sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet”.

Vuçiq tha se ndaj Radojçiqit “ka aktakuzë për vepër të rëndë penale” dhe se po hetohet nga autoritetet serbe.

“Radojçiqi në proces paragjyqësor ka thënë se diçka ka blerë nga Kroacia diça nga Bosnja. Tash e po e verifikojmë”, tha ai./Nacionale/