Kurti e Vitia i bashkohen Paradës së Krenarisë në sheshin e Prishtinës

Nga ora 17:00 ka nisur Parada e Krenarisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kësaj parade i është bashkuar tani edhe kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë ditës kishte qëndruar sot në Prizren në shënimin e 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Po ashtu, krah Kurtit është edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ndërsa, me një pankartë “Diplomatët për barazi”, paradës iu kanë bashkëngjitur edhe ambasadorët e huaj në Kosovë si ai i Francës, Oliver Guerot dhe shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.