Kurti e shpërblen edhe bashkëpartiakun e ministres Emilia Rexhepi, e emëron në bord të Ujësjellësit

Qeveria në detyrë në mbledhjes e saj të djeshme ka zgjedhur Seat Bilbanin anëtar të Bordit të Ujësjellësit “Prishtina”.

Bilbani, po ashtu, është anëtar i partisë së ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.

Ai kishte kandiduar edhe për asamble komunale në zgjedhjet e vitit 2017, shkruan më tutje Front Online.