Kurti e shfajësoi Vuçiqin për krimet serbe, ambasadori William Walker e thoshte të kundërtën

Kryeministri Albin Kurti javën e kaluar në një intervistë në Këshillin Atlantik, indirekt tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka përgjegjësi për krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Kurti në njëfarë mënyre e zhveshi nga përgjegjësia presidentin serb.

“E dimë shumë mirë që presidenti i Serbisë ishte Ministër i Informacionit në kohën e Millosheviqit. Por, mund ta marrë me mend se Millosheviqi kurrë s’e ka pyetur Vuçiqin. Prandaj, s’duhet të jetë e vështirë për Vuçiqin që ta distancojë veten nga Millosheviqi, i cili kurrë s’e pyeste”, ka thënë kryeministri Kurti.

Por, një vit më parë, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë dhe njeriu që e alarmoi botën për krimet serbe që ndodhën në Kosovë, ambasadori William Walker thoshte se Vuçiq ishte pjesë e vendimmarrjes në atë kohë.

“Disa nga njerëzit që sot janë duke e propaganduar [masakrën e Reçakut] si ‘një gënjeshtër të madhe’, kanë qenë në fakt të përfshirë në fshehjen e saj që nga fillimi. Mendoj se presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, është shembull shumë i mirë. Ai ka qenë ministër i Informimit në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Ai ka qenë pjesëmarrës në vendimmarrjen e asaj kohe”, kishte ambasadori Walker për dallim nga Kurti.