Në vitin e 4 të mandatit të tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon fushatën e bilancit të punës së qeverisë të cilën e udhëheq.
Në postimimin e radhës, Kurti ka renditur “arritje” të sojit si “Të paktën 10 komuna mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030” dhe “Organizim i gjashtë takimeve të rregullta të përbashkëta me kryetarët e komunave”.
Qeveria Kurti vazhdimisht është kritikuar për krijim të pengesave ndaj komunave të Kosovës nga opozita përmes bllokimit të mjeteve vetanake si tatimi në pronë.







