Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar për Marti Ahtisaarin, i cili vdiq sot në moshën 89 vjeçare.
Tha se ishte diplomat i shquar e kampion i paqes që kontribuoi për siguri dhe paqe në rajonin tonë.
“Jam i pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”.
Saddened by the passing of Martti Ahtisaari, a distinguished diplomat and a champion of peace who has contributed greatly to security and peace in our region & whose work enshrined robust minority rights in our constitution. My condolences to his family & the people of Finland. pic.twitter.com/oHHOnZK9tL
— Albin Kurti (@albinkurti) October 16, 2023
E vërtetë reagimi, por e çuditshme për faktin se ishte vet Kurti që së bashku me VV-në, në kohën kur kjo ishte edhe veç lëvizje politike dhe jo parti, protestonte dhunshëm kundër Pakos së Ahtisaarit, që Kosovës ia solli pavarësinë.
Në njërën prej këtyre, protestave, ishin vrarë Arben Xheladini e Mon Balaj.
Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 15 vjet më parë.
Derisa mijëra protestues kundërshtonin dokumentin e Ahtisaarit, protesta eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit. Ishte policia e rumune e UNMIK-ut ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme duke përdorur edhe armë vdekjeprurëse.
Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur. Ndërkohë, lotsjellësi që është përdorur nuk ishte parë asnjëherë më herët, por as deri më sot. Madje, erërat e lotsjellësit nuk u hoqën pesë ditë nëpër sheshet e Prishtinës.
KMDLNJ ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa, familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës.
KMDLNJ ka reaguar edhe për të plagosurit e kësaj proteste, duke thënë se duhet të kompensohen moralisht dhe materialisht, në përputhje me ligjin.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë një sërë aktivitetesh, si homazhe te varret e dëshmorëve Mon Balaj e Arben Xheladini dhe nderime te pllaka përkujtimore në sheshin “Nëna Terezë”.







