Kurti: E pritshme që marrëveshja me Serbinë të arrihet gjatë mandatit tim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se gjatë mandati të tij mund të arrihet marrëveshja me Serbinë.

Kurti ka thënë se tek Qeveria që ai drejton,ekziston vullneti dhe interesimi për një gjë të tillë, por se çdo gjë varet se a e ka edhe Serbia një gatishmëri të tillë.

“Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia.

Normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë është i tillë që varet shumë më tepër nga gatishmëria e Serbisë për të ndryshuar qasjen dhe veten e saj”, ka thënë Kurti.