Kryeministri Albin Kurti do ta mirëpres me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, ceremonia do të nis në orën 09:30.

Ndërsa pas takimit, në ora 10 e 30 do të ketë konferencë për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar”, thuhet në njoftim.