Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po angazhohet për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, e ka pranuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se taksa e vendosur nga ish kryeministri Ramush Haradinaj e ka ndalur ndarjen e Kosovës.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Grupit Parlamentar i AAK-së dhe mbështetur nga deputetët tjerë opozitar, ka thënë se taksa 100% pengoi shkëmbimin territorial me Serbinë, shkruan Ballkani.info.
“E pranoj që taksa e ka ndaluar ndarjen e Kosovës, këtë e pranoj… e ka ndaluar shkëmbimin territorial. E mirënjoh meritën e taksës 100 për parandalimin e shkëmbimit të territorit”, ka thënë Kurti. /Ballkani.info/







