Kurti e përsërit shprehjen e qytetarit: Burgu i Dubravës 12 kat

Kreu i VV-së, Albin Kurti gjatë një tubimi elektoral të mbajtur dje në Lipjan ka përmendur një thënie të një protestuesi nga Mitrovica i cili kërkonte përgjegjësi për punësimet që ishin bërë në menaxhmentin e Trepçës.

Në shkurt të vitit të kaluar, Sefedin Beqiri nga fshati Bajgorë i Mitrovicës kishte një mesazh për atë kohë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa teksa shprehte pakënaqësitë rreth konkursit, shkruan Reporteri.

“Shyqyr Allahut e kemi Albinin, 12 kat ka me bo Burgun e Dubravës. Nuk ka më me dajë e nipa e me halla, na kanë lodhë”, kishte thënë ai.

Të njëjtën shprehje e ka përsëritur mbrëmë edhe kreu i VV-së, Albin Kurti gjatë tubimit në Lipjan.

“Si ky tubim sonte këtu duhet të jetë edhe votimi, me gëzim dhe me zemër. Njani e pat një shprehje ma të mirë se qikjo “hajnat në burg. A e din çka tha: “Dubrava 12 kat”, Mos e harroni nuk ka numër më të rëndësishëm drejt 14 shkurtit sesa numri 127.