Kurti e Mustafa shkojnë në Kuvend për takim me Borellin

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, po qëndron në Kosovë.

 Ai tashëm është në takim me presidentin e vendit Hashim Thaçi ku pritet që të diskutohet dialogun Kosovë-Serbi.

Pas takimit me Thaçin, Borell do të takohet edhe me përfaqësues të partive politike.

Në Kuvendin e Kosovës tashëm ka mbërritur kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe lideri i LV-së Albin Kurti.