Kurti e Konjufca edhe këtë të diele bashkë në kafe, përsëri pozojnë bardh e zi

Kryeministri Albin Kurti e kryekuvendari Glauk Konjufca edhe këtë vikend kanë zgjedhur të kalojnë bashkë.

Edhe këtë të diele, dy liderët e VV-së kanë gjetur kohë për të pirë kafe.

Në foton e publikuar nga aktivisti i LVV-së, Valmir Ajeti, Kurti shihet teksa e dëgjon me vëmendje Konjufcës, që po fliste diçka, gjersa xhipi zyrtar i eskortës së kryeministrit qëndronte pak metra tutje.

Fotoja e postuar nga aktivistët e VV-së është bardh e zi, si ajo e javës së kaluar.