Kurti e Jashari krahë njëri-tjetrit, ja çka u fol në këtë takim

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari priti në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ky I fundit u njoftua nga kryetari për gjendjen momentale në Skenderajin që krejt së fundi regjistroi rastin e parë me Covid19, shkruan Ballkani.info

Ky është postimi i plotë i Bekim Hamëz Jasharit:

Sot prita në takim Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe Ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, të cilët i informova rreth gjendjes aktuale në Skenderaj dhe për masat që kemi marrë në parandalimin e pandemisë COVID-19.

Me Kryeministrin Kurti biseduam shumë gjera që po na preokupojnë rreth pandemisë COVID-19, po ashtu u dakorduam që të kemi unitet mes vete, pa dallime, në mënyrë që të dalim sa më lehtë nga kjo gjendje në të cilën jemi.

Gjatë këtij takimi u bëmë thirrje qytetarëve për respektim të këshillave të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe të institucioneve të tjera.

Bashkë do t’ia dalim!