Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe këshilltari i tij politik Shkelzen Gashi kanë dalë sot në një konferencë për media, një ditë pasi Gashi është ftuar për intervistë nga policia si i dyshuar për kanosje. Gashi u ankua për shkelje të të drejtave të njeriut derisa Kurti tha se nuk mund t’i ndaloj qytetarët të protestojnë.
Pasi prokuroria tha se s’ka vepër penale për postimin për rezistencë, Kurti e Gashi ia kushtojnë një konferencë rastit. Kurti tha para mediave që Gashi sot nuk ndodhet në prokurori apo polici, pasi që është hequr dorë nga një thirrje e tillë.
“Aktivisti dhe këshilltari Shkëlzen Gashi nuk ndodhet në këto qaste as në ndonjë dhomë të errët të policisë as në ndonjë dhomë të ngushtë të prokurorisë por sot ka pasur një ftesë për tu intervistuar lidhur me një postim të rrjete social është hequr dorë nga një thirrje e tillë”, tha Kurti.
Në anën tjetër, Gashi ka deklaruar se atë shkrim për të cilin e ka ftuar policia për intervistim nën dyshimin për kanosje e kishte bërë pas një shkrimit të ambasadorit Richard Grenell dhe presidentit Hashim Thaçi.
“Pas postimit të ambasadorit Richard Grenell dhe të presidentit Thaçi kam bë një shkrim në Facebook se ne do të rezistojmë”, deklaroi Gashi derisa e ka lexuar edhe statusin që e ka shkruar vetë në Facebook”, tha Gashi.
Ai tha se do të rezistojnë kundër partive politike, po ashtu kundër cenimit të integritetit territorial, tha ai duke shtuar se do të rezistojnë në mënyrë paqësore.
“Pas publikimit të këtij lajmi në media jam kontaktu prej kabinetit të kryeprokurorit dhe më kanë thanë se e kanë pa rastin dhe nuk përbën asnjë shkelje penale. Unë besoj që kryeprokruori ka me inicu procedurë disiplinore dhe me ndërmarrë masa ndaj policit hetues Ali Berisha dhe ndaj prokurores Nebahate Selimi. Krejt për fund kjo është shkelje shumë e rëndë e të drejtave themelore të njeriut”, ka shtuar ai.







