Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ia “dërgoi” në Hagë krejt ish-shokët e luftës dhe e fali vetëm Rexhep Selimin, bashkëpartiakun e vet.
Përmes një komenti të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, me titull “Shko Hashim”, Kurti i thotë Thaçit “Si po e mendon këtë punë Hashim? Dhjetëra luftëtarë e pjesëtarë të UÇK-së, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa e deri te Sokol Dobruna, Kadri Veseli e Xhavit Haliti të shkojnë në Hagë, kurse ti në Prishtinë të jesh president me Baton Haxhiun?!”, shkruan Ballkani.info.
Si pjesë e këtyre emrave, të cilët si duket me retorikën e tij po mundohet t’i përçajë, Kurti nuk e ka përfshirë bashkëpartiakun e vet, Rexhep Selimi, i cili ishte bashkëluftëtarë i pandashëm me shumicën prej tyre.
Ndërkaq, si duket atij ende nuk i ka kaluar mëria me Baton Haxhiun, të cilin e ka akuzuar edhe publikisht si një prej njerëzve që ka ndikuar më së shumti në ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje, që çoi më pas në krijimin e Partisë Socialdemokrate. /Ballkani.info/







