Kurti: Dy dekadat e pasurimit nga taksat e qytetarëve nuk mund të luftohen për 100 ditë, ku kishim edhe 100 pengesa!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në 100 ditshin e kësaj qeverie.

Kurti tha se në këtë qeverisje pati vendime të shumta të ministrave që kanë parandaluar humbjen e qindra-miliona eurove.

Kurti tha se dy dekadat e pasurimit nga taksat e qytetarëve nuk mund të luftohen për 100 ditë, por që janë bërë hapat e parë në drejtimin e duhur.

“Në këto 100 ditë, kishim dhe 100 pengesa. Një pandemi të padëshiruar që vazhdon të kërcënojë jetën e qytetarëve, e një president të sfustruar që sfidon punën e qeverisë e një politikë që në pandemi u angazhua të rrëzojë qeverinë. Pandemia ka shpenzuar gjithë energjinë e qeverisë dhe timen si kryeministër, thuajse gjithë energjia jonë ka qenë e foksuar në luftimin e kësaj pandemie ku puna fillonte para orës 08:00 dhe mbaronte në ora 1 të natës, për kabinetin tim dhe të shumë ministrave. As 10% e energjinë së mbetur s’ka qenë e fokusuar në sulmet e vazhdueshme që kanë qenë, pra kjo është Qeveria që bën punën e qeverisë dhe jo akuzimin e opozitës. Këtë 100 ditësh duhet ta shohim në dy rrafshe,, së pari si dy 50 ditësh, ku në pjesën e parë kishim Parlament funksional dhe në pjesën e dytë nuk e kishim.Me mosbesimin e qeverisë iniciativat ligjore bënë të pamundur, duke pamundësuar edhe realizimin e një pjesë të programit të përbashkët, ku 90% siç thash shkojnë në luftimin e pandemisë së koronavirusit”, tha Kurti.

Tutje ai shtoi se një 100 ditësh i qeverisë me 10% të energjisë dhe fokusit në diçka tjetër, e një president e opozitës që sfidonte nga dita e parë mund të thuhet se është funksionuar jashtë çdo parashikimi.

“Paramendoni sikur të kishim kohë 100% të merreshim me krimin dhe korrupsioni, por në këtë 100 ditësh drama më e madhe ishte ajo e pandemisë. S’kemi se si të mos merremi me krizën më të madhe që po përballemi që nga pas lufta. Kanë kaluar dy muaj prej se kemi marrë masat e para dhe s’kam si të mos bashkëndjeje me qytetarët që çdo natë i kanë sytë nga statistikat e IKShPK-së është e vërtetë se kriza ka rënduar jetët tona, por për shëndetin tonë dhe të ekonomisë është mirë të mbajmë sytë dhe veshët tek udhëzimet e institucioneve është krizë që do të tregohet tek gjeneratat që vinë pas nesh. Gati të gjitha vendet e Evropës kanë ndërmarrë masat që janë të ashpra, por në linjë me respektimin e linjës për jetë e që duhet kujtuar që është e drejtë absolute, ndërsa ne me sistemin thuajse të rrënuar të shëndetësisë kemi kaluar më shumë kohë duke u marrë me çështje ligjore sesa shëndetësore, sfidë kjo që na hargjonte energjinë e qeverisë me thirrjet e bëra që nga 23 marsi e ktej. Kur kërkohej ndihmë nga qytetarët neve na u hap luftë ndaj qeverisë për të na e bërë punën edhe më të vështirë. Puna e institucioneve dhe bashkëpunimi i qytetarëve kanë qenë vendimtare për uljen e infektimeve në këto dy javë, por është mirë që këtë avantazh të fituar të mos e humbim, s’është mirë të bëjmë hapa prapa, por nëse infektimet rriten atëherë hapat e tillë janë të pashmangshëm. Duhet të mbajmë distancë, pastërti dhe të ndalojmë vizitat”, shtoi Kurti.