Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, faktori ndërkombëtarë duhet ta kuptojnë se Serbia nuk është e interesuar për dialog e fqinjësi të mirë.
Ai, ka thënë se duke pas Serbinë kundërshtarë, Kosova nuk befasohet kollaj.
“Duke pas përballë një kundërshtar të tillë si Serbia, ne nuk kemi iluzione dhe nuk befasohemi kollaj. Faktorët ndërkombëtarë duhet ta kuptojnë që Serbia nuk është e interesuar për dialog e për fqinjësi të mirë. Kjo që po ndodh tani besoj po u’a heq iluzionet të gjithë atyre dhe ta kuptojnë atë që ne e kemi thënë, jo vetëm si qeveri, por edhe si subjekt politik”, është shprehur Kurti.
Në lidhje me situatën në veri, tash e disa ditë, Kurti tha se të gjitha veprimet e Qeverisë së Kosovës kanë qenë transparente.
“Veprimet tona kanë qenë krejtësisht transparente nga aspekti i qeverisë dhe profesionale nga aspekti i policisë. Policia është mekanizëm që zbaton ligjin”, ka thënë ai në konferencë për media







