Albin Kurti

Kurti: Do të takohem edhe me partitë për të vendosur datën e zgjedhjeve

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kanë diskutuar dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Kurti ka shpalosur para gazetarëve se në darkën që ka zgjatur më shumë se dy orë tha se do të takohet edhe me partitë e tjera për të vendosur datën e zgjedhjeve.

“Të kemi një konsensus sa më të gjerë që të caktojmë muajin dhe datën e zgjedhjeve. Me kanë mbetur edhe ashtu pak muaj të qeverisjes dhe pak ka relevancë edhe sa muaj qeverisi”, tha Kurti.

Ai përsëriti se VV-ja është e gatshme të shkohet në zgjedhje “në vjeshtë ose pranverë” nëse pajtohen edhe PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Kujtojmë se Kurti këtë ftesë ua dërgoi partive opozitare me motivin e bashkëbisedimit në lidhje me agjendën legjislative.