“Kurti do ta mbyllë vendin të hënën, nga ora 18:00 do ta ndalojë qarkullimin e qytetarëve”

Kryeministri i ri i vendit, Albin Kurti pritet të vendos masa të reja kufizuese për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Kështu tha deklaruar Vehbi Kajtazi në emisionin Debat Plus.

Ai tha se që nga e hëna pritet të merret vendimi për mbyllje të vendit.

“Gjasat janë që të hënën prej orës 18:00 me e mbyllë vendin dhe me e ndalu edhe qarkullimin e qytetarëve”, tha Kajtazi.

Ndryshe shumë qytetarë dhe biznese po kundërshtojnë edhe një mbyllje tjetër, pasi konsiderojnë se do të ishte e dëmshme për vendin.