Prekaz

Kurti dhe Osmani bëjnë homazhe në Prekaz

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ata ishin të shoqëruar nga ushtarët  e FSK-së dhe komandati i Rrahman Rama.

Kurti pati edhe kabinetin e tij qeveritar, bashkë me ata ishte edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Pas kësaj, ata do të vizitojnë shtëpitë e Jasharajve, ku do të priten nga Rifat Jashari.