Kurti dhe Mehaj i shohin nga afër pajisjet e kapacitetet e FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot Kazermën “Adem Jashari” e cila është e hapur për qytetarët për të parë nga afër municionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo hapje e kazermës është e përvitshme dhe bëhet për nder të shënimit të “Ditës së Forcës”.