Kurti dhe Haxhiu takojnë përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbyesve Civilë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me deputeten nga ky subjekt politik, Albulena Haxhiu kanë takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbyesve Civilë.

“Së bashku me Albinin, takuam përfaqësuesit e sindikatës së shërbyesve civil, Mursel Zymberi dhe Arben Emini”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“U njoftuam se kërkesat e tyre nuk janë përfshirë në draftin e Ligjit për pagat, i cili pritet të votohet në seancën e së shtunës. Theksuan nevojën e Ligjit për paga por që drafti aktual nuk duhet të mbështetet për shkak të mosadresimit të shqetësimeve dhe kërkesave”.

“Poashtu u njoftuam për veprimet e tyre të mëtejme. Ne i njoftuam për mundësitë për adresimin e sërishëm të kërkesave dhe shpjeguam qëndrimet tona në raport me administratën”.