Kurti: Dëshmorët e kombit bashkojnë popullin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me president e vendit, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Parlamentit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Velani, në nderim të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës.

Ai u shprehë se dëshmorët e kombët e bashkojnë popullin.

“Dëshmorët e kombit e bashkojnë popullin. Andaj ne kthemi e rikthehemi në këto vende  që t’i kujtojmë ata dhe të ia kujtojmë vetës çmimin e madh që e ka paguar populli ynë me gjakun e tyre  ku vijnë çlirimi, liria dhe pavarësia që e kemi sot, por në të njëjtën kohë për të kujtuar amanetin dhe idealet e tyre që të vazhdojmë për progres, barazi dhe mirëqenie”, u shprehë ai.