Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajruall Çeku, ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, ministrja e Drejtësisë (MD), Albulena Haxhiu si dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila u janë bashkuar marshit të Paradës së Krenarisë e cila është duke u mbajtur sot në Prishtinë, raporton Ballkani.info

Shefi i ekzekutivit është duke i prirë marshit me pankartën “Kemi qenë dhe do t’jemi”.

Po ashtu në këtë marsh është prezentë edhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama./Ballkani.info/