Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë të hënën për në Bruksel.

Klankosova.tv ka mësuar se Kurti do të niset bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin, dhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ani pse kryeministri kosovar, muaj më parë kishte deklaruar se gjatë muajit nëntor do të udhëtoj për në SHBA, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.