Kurti bën thirrje për hetim të plotë për sulmin në Poloni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për një hetim të plotë për sulmin që ka ndodhur në Poloni të martën.

Dy persona kanë vdekur pasi raketa, që thuhet se janë ruse, kanë goditur një fshat kufitar të Polonisë me Ukrainën.

“Ngushëllime për Republikën e Polonisë pasi dy civilë janë vrarë në afërsi të kufirit polako-ukrainas në mes të një sulmi me raketa të Rusisë në territorin e Ukrainës. I bashkohem botës demokratike në dënimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Rusia dhe bëjë thirrje për hetim të plotë në lidhje me sulmin”, ka shkruar Kurti në Twitter.