Kurti bën homazhe tek arkivoli i aktores Leze Qena

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe dhe vendosi lule pranë arkivolit të aktores së shquar të Kosovës, Leze Qena.

Roli i aktores Qena duhet vlerësuar lartë, sepse varësisht nga mosha e gjithsecilit prej nesh, ajo ishte ose nëna ose gjyshja ideale.

Ikona e aktrimit, Leze Qena ndërroi jetë mëngjesin e të mërkurës.

Ajo ka vdekur në orën 9.50 në mjekimin intensiv qendror në Prishtinë.

E njohur për rolet e shumta, aktorja Qena u largua nga kjo botë duke lënë pas një karrierë të bujshme profesionale, ikja e së cilës do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën në vend.