Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, s’ka treguar nëse i ka votat e nevojshme për vazhdimin e seancës konstituive nesër në Kuvend.
I pyetur nga gazetarët sot, Kurti u bë si i painteresuar për temën.
“Ajo është nesër a po?”, tha ai.
Këtë deklaratë ai i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ku mori pjesë në aksionin simbolik për dhurim gjaku të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në seancën e djeshme nuk u arrrit konstituimi i Legjislaturës së Nëntë pasi PDK, LDK dhe AAK thanë se nuk kanë ndërruar qëndrim, ndërsa raporti i Komisionit për kuorumin dhe verifikimin e mandateve nuk u hodh as në votim nga kryesuesi i seancës Avni Dehari.
Seanca e radhës është caktuar për nesër në orën 12:00.







