Kurti: Ata që janë të zëshëm rreth situatës ti dënojnë edhe sulmet brutale ndaj gazetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit fizik brutal ndaj ekipit të Radio Televizionit të Kosovës në Leposaviq. Kurti ka thënë se sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët, palë që përndryshe, Kurti thotë se janë të zëshme për situatën.

“Një tjetër gazetare është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës sot nga persona të maskuar. Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që përndryshe janë të zëshme për situatën”, ka shkruar Kurti në “twitter”.