Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Para mediave, ai tha se ka preferuar që Abdixhiku të bëhet zëvendësi i tij, pra zëvendëskryeministër

“Porsa e përfundova takimin me Abdixhikun, të cilin e falënderoj. Mirëpo, më duhet të konstatoj se bisedimet i shin të pasuksesshme, për shkak se asnjhëra nga ofertat nuk u pranua nga ai. Fillimisht ne ofruam që LDK të jetë në bashkëqeverisje me ne, ta ketë zv/kryeministër, MPJ dhe tri ministri të tjera. kam preferuar që zëvendës i imi të bëhet Abdixhiku dhe të fillojmë kapitull të ri të bashkëpunimi.

Ia ofrova edhe Kryetarin n\dhe Nënkryetarin e Kuvendit. Por, përveç kësaj edhe LDK do ta kryesonte legjislativin, ndërkohë që për Glaukun nuk kërkuan votë për, por vetëm votim “për, kundër, ose abstenim”.

As kjo nuk u pranua, ishte një mundësi.

Dhe tash nuk kemi se çfarë ofertash tjera të bëjm, as u kërkua diçka tjetër prje nesh. Ju e dëgjuat deklarimin e Konjufcës, i cili ka thënë se unë tërhiqem nëse ka kanidat konsensual, ne nuk e kemi pasur me patjetër atë”, ka thënë Kurt.