​Kurti: 79 milionë euro të ndara në vetëm një javë për zhvillimin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se këtë javë Kosova nënshkroi tri marrëveshje me KfW, Qeverinë e Zvicrës dhe Banka Botërore.

Kurti ka shkruar në X, se këto marrëveshje përfshijnë 61 milionë euro për një park të energjisë diellore, 9 milionë euro për të rritur efikasitetin e ujësjellësit dhe 9 milionë euro për riparimet e ujitjes për të mbështetur fermerët.

“79 milionë euro të ndara në vetëm një javë për zhvillimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.