Kurteshi: VV-ja nuk do t’i ndalë përpjekjet që të pengon projektin e Serbisë për ndryshimin e kufijve

Nuk ka mbetur edhe shumë minuta para se të filloj seanca e jashtëzakonshme që do të mbanë Kuvendi i Kosovës, gjatë së cilës do të qitet për votim rezoluta, e cila kërkon që në dialogun me Serbinë askush të mos ketë të drejtën të diskutojë për lëvizjen e kufijve.

Ismajl Kurteshi deputet nga VV-ja në një prononcim për Ballkani.info ka thënë se nëse kjo rezulut nuk arrinë të votohet në kuvend, VV-ja do të bëjë përsëri përpjekje që ta ndaloj një gjë të tillë.

Kurteshi ka theksuar se ky projekt është projket i Serbisë dhe se përkrahja e një projketi të tillë është në dëm të Kosovës.

“Nëse nuk arrihet kjo rezulutë, unë po shpresoj shumë që do të kaloj sepse është interes i të gjithëve, dhe të gjitha partitë subjektet politike shihet janë kundër pazarëve për kufinjë, po nëse ndodhë që të mos kaloj atëhere VV-ja nuk do ti ndalë përpjekjet që të pengon këdo qoftë që është i gatshëm të realizoj projektin e Serbisë për ndryshimin e kufijëve. Ky projekt është i Serbisë dhe kush do qoftë të angazhohet për realizmin e tij, duhet të jetë në dijeni se ky projekt është shumë i dëmshëm për Kosovën. Ne nuk kemi marrë asnjë vendim se në çfarë forme do ti bëjëm përpjekjet”, ka shtuar Kurteshi./Ballkani.info