Pranë selisë së VV së në Gjilan janë mbledhur tashmë simpatizantët e kësaj partie, raporton Express.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie në Gjilan, Ismajl Kurteshi ka falenderuar qytetarët, sepse sipas tij ata janë meritor për fitoren.

“Siç po e shihni ne po e festojmë fitoren sepse erdhi dita. VV me Albin Kurtin në krye do ta formojë qeverinë dhe do ta bëjë ndryshimin. Falenderojmë qytetarët, besimin e tyre do ta kthejmë me punën, ju urojmë fitoren qytetarëve”, ka thënë ai.

Vetëvendosje tashmë ka filluar festën në disa komuna të Kosovës.

loading…