Kurbani sivjet 120 euro, interesim i madh

Qytetarët të interesuar për therje të Kurbaneve për nderë të Festës së Kurban Bajramit

Kjo shenjë e kaltër tregon se këto dele tashmë janë të shitura.

Mbi 400 të tilla tashmë janë porositur për nder të festës së Kurban Bajramit.

Besimtarët myslimanë këtë vit kanë treguar interesim të madhe për blerje të këtyre kafshëve.

Edhe të dielën numri i qytetarëve që vinin për t’i përzgjedhur ishte i madh.

Fermeri Murat Hasani që ushtron këtë zanat tash e sa vite thotë që duhet përkushtim për të bërë këtë punë teksa ka treguar që çmimet e kurbaneve janë varësisht nga kërkesa e qytetarëve.

Ky i fundit ka bërë të ditur se pandemia ka pasur ndikim edhe tek ai.

Sipas tij, sidomos ata që merren me punë të tilla kanë vështirësi më të madha.

a ndikuar jo mirë edhe në biznese të tilla ku vështirësia është më e madhe.

Festa e Kurban Bajramit është e shënjuar në kalendarin e myslimanëve.

Andaj rendësin e kësaj feste e ka treguar Sadik Efendi Hasani nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri.

Ai tutje ka treguar se kjo festë është festë e sakrificës.

Përgatitjet për Festën e Kurban Bajramit kanë filluar tash e një javë.

Dita e martë, njëzet korriku është shënuar si festë edhe për institucionet.