Kur Xhavit Haliti fliste për komisionerët

Së fundi janë hedhur dyshime për manipulim votash në QNR, saktësisht është akuzuar burri i kryediplomatës Meliza Haradinaj, Dardan Stublla për blerjen e komisionerëve për ta bërë gruan e tij deputete.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar vetë i apostrofuari dhe ka thënë se rastin e ka iniciuar në Polici, shkruan Ballkani.info.

E pretendimet për pagim të komisionerëve në mënyrë që persona të caktuar të sigurojnë votat në QNR për t’u bërë deputet, i pari si temë e shqetësim e pati hapur tanimë deputeti i rizgjedhur, Xhavit Haliti.

“Ka plot prej atyre që paguajnë komisionerët që numërojnë votat. Edhe arushat e dijnë këtë. Ligji e ka legjitimu këtë. Është sikur unë të ulem me tre shokë dhe i bëjmë ato gjëra. Këtij ia shtojmë disa vota, atij ia marrim disa, e kështu me radhë”, kishte thënë Haliti në RTK.

Ai bënte thirrje se duhet të ketë transparencë në numërimin e votave, e jo kjo të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Haliti kishte thënë se Kosova duhet t’i ketë të paktën shtatë zona zgjedhore ose të shkohet sipas sistemit mazhoritar.