Kur vjehrra të prish dasmën, vesh të njëjtin fustan si nusja

Një grua ka zbuluar historinë prekëse të ditës së dasmës së saj. Vjehrra kishte zgjedhur të vishte një fustan martesor në ceremoninë e dasmës së djalit të saj, për tu dukur edhe ajo si nuse.

Amy Pennza, nga Kirtland, Ohio, kishte shkruar të mërkurën e 19 qershorit historinë e saj në Twitterin e Jimmy Fallon, i cili iu kërkoi ndjekësve që të tregojnë dështimin e martesës që ata kishin përjetuar apo kishin marrë pjesë.

Në përgjigje të Twitterit, Amy zbuloi se vjehrra e saj shkoi në ceremoninë e saj me një fustan të bardhë, martesor. Kjo histori i tronditi përdoruesit e Twitterit.