Kur Vetëvendosje pranonte fonde dhe e respektonte si eksperte “mbesën e UDB-ashit”, Besa Shahinin

Vite më parë, Lëvizja Vetëvendosje, pranonte fonde dhe e quante eksperte Besa Shahinin, për të cilën tani po thonë se është mbesa e një UDB-ashi. Në shumë tryeza të organizuara nga partia e Kurtit, Shahini ishte e ftuar si eksperte. Madje, VV kishte pranuar fonde nga Besa Shahini, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2014. Por, Shahini, është linçuar nga zyrtarë të VV-së, duke i thënë “mbesë e UDB-ashit.”

Kur Vetëvendosje pranonte fonde dhe e respektonte si eksperte “mbesën e UDB-ashit”, Besa Shahinin
Ministrja e tanishme e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, është mbesa e një UDB-ashi, sipas zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një reagim të deputetit të partisë së Albin Kurtit, kërkohet anulimi i vendimit, për emërimin e Shahinit si ministre e Arsimit në Shqipëri. Shkak për këtë sipas deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, duhet të jetë Ibush Kllokoqi, gjyshi i Shahinit, për të cilin, Selimi thotë se ka qenë “spiun i UBD-ës”.

“E përgëzoj presidentin shqiptar, Ilir Meta, për mosdekretimin e kandidatit për Ministër të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Presidenti do të duhej ta refuzonte edhe të emëruarën për Ministre të Arsimit. A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit? Sa mirë që nuk është me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Ramës nga e njëjta dorë”, ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Por, këtë mendim, zyrtarët e VV-së, nuk e kishin më herët. Besa Shahini ishte respektuar si eksperte, në organizime të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shumë organizime të bëra nga partia e Kurtit, Besa Shahini ishte e ftuar si eksperte.

Njëri nga ato tubime, ku bisedohej për tema dhe flisnin ekspertë të fushave të ndryshme – Shahini ishte thirrur si eksperte e Arsimit.

Njëra nga ato tryeza, ku Lëvizja Vetëvendosje, ishte e ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje, për të folur si eksperte e Arsimit, kishte qenë me datën 9 shkurt të vitit 2016.

Shahini, në tryezën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte folur si eksperte e arsimit, së bashku me Besa Luzhën.

Tema e diskutimit kishte qenë moslejimi i librave shqipe, që të futen në territorin e Luginës së Preshevës.

Të pranishëm në atë diskutim, kishin qenë: deputeti, Sami Kurteshi, ish deputeti, tani kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe disa zyrtarë të atëkohshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë atij diskutimi, ministrja e Arsimit të Shqipërisë, që në atë kohë kishte folur si eksperte e fushës, kishte thënë se nëse analizohen tekstet shkollore në gjuhën serbe kupton që paralelizmi i tyre flet për një realitet të paqenë ku Republikës së Kosovës i referohen si

“Kosovë e Metohi”, kurse luftës së fundit në Kosovë si evazion i NATO-s. “Ndërkaq, në Universitetin e Prishtinës prej 15 vitesh nuk ka ardhur asnjë aplikacion nga studentët serbë”, pati thënë Shahini, të cilën tani zyrtarët e VV-së, e quajnë “mbesë e UDB-ashit”.

Kjo nuk kishte qenë hera e parë, që Besa Shahini ishte e ftuar të flasë si eksperte, në tryezat e diskututimeve të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

FOTO: Lajm i shkruar në web-in e Lëvizjes Vetëvendosje, ku Besa Shahinit i referohen si eksperte

Përtej kësaj, “mbesa e UDB-ashit”, kishte ndihmuar financiarisht partinë e Albin Kurtit.

Në një gjetje të Insajderit, vërtetohet, që Besa Shahini, gjatë korrikut të vitit 2014, kishte dhënë donacion prej 500 eurosh për Lëvizjen Vetëvendosje. Donacioni ishte dhënë për mbulimin e fushatës së zgjedhjeve të vitit 2014.

FOTO: Listat e donatorëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e publikuar gjatë vitit 2014.

Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur edhe kundër ish anëtarit të saj, Gent Cakajt. Cakaj nuk ka marrë dekretimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të qenë ministër i Punëve të Jashtme. Ky vendim i Metës, i ka gëzuar zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.


Përkundër që Cakaj, kishte qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti e ka akuzuar atë për shumë gjëra. Mbi të gjitha për servilizëm ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit Hashim Thaci dhe gazetarit Baton Haxhiu.

Kjo ka shtyrë edhe reagimin e ish sekretarit të VV-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj në reagimin e tij në Facebook, ka thënë se për Albin Kurtin, Meta u bë i mirë edhe pse më herët e kishte akuzuar për vrasje të 4 protestuesve.

Ka thënë se për Kurtin edhe Gent Cakaj është shndërruar i keq edhe pse, sipas tij Kurti e kishte lutur të qëndronte në parti.

“Ilir Meta qenka i mirë. Edhe pse Albin Kurti e VV, e kanë akuzuar për vrasjen e protestuesve të 21 janarit. lir Meta qenka i mirë. Edhe pse Albin Kurti e VV e patën akuzuar për krim e korrupsion në Shqipëri”.

“Kurse Gent Cakaj qenka i keq. Edhe pse Albin Kurti e pat lutur që të kthehet në VV, në një takim në vitin 2014”, ka shkruar ai.

Më tej duke replikuar, akuzave të VV-së ndaj Cakajt, Molliqaj ka pyetur se përse Kurti e ftoi që të kthehet në VV, nëse Cakaj kishte qenë i porositur.

“Gent Cakaj është anëtarësuar në VV në qershor të vitit 2006 dhe është larguar në mars të vitit 2008. Ai ishte larguar sepse nuk ishte dakord me qëndrimet e VV për Planin e Ahtisaarit. Sot VV po e mbron me fanatizëm Planin e Ahtisaarit, kurse po shpif e gënjen në mënyrën më të ulët për Gent Cakajn”.

“Pse e ftoi Albini që të kthehet në VV, nëse ky paska qenë spiun, e i porositur?!”

“Apo fjala është thjeshtë për hipokrizinë e vazhdueshme të stilit ‘kush është me mua është i mirë’ (madje edhe nëse ai është Ilir Meta apo Isa Mustafa), e “kush nuk është me mua është i keq” (edhe nëse ai është Edi Rama – të cilin më herët e kishte ngritur në qiell)”, ka përfunduar Molliqaj.