Presidenti Hashim Thaçi, sot ka takuar kryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin.
Sipas Thaçit, ata sot biseduam për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne, së bashku, do të koordinohemi përgjatë gjithë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe këtë momentum të krijuar do të mundohemi ta shfrytëzojmë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, e cila Kosovës duhet t’ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE”, ka thënë Thaçi.
Në fotografinë e publikuar në Facebook nga Thaçi, derisa ai flet, Shpend Ahmeti mban shënime. /Ballkani.info/








