VITI I RI

Kur Shefqet Krasniqi apelonte të mos festohet Viti i Ri (VIDEO)

Festimi i Vitit të Ri viteve të fundit është bërë temë në Kosovë se a duhet të festohet apo jo.

Këtë temë e kanë ngritur disa hoxhallarë të cilët pretendojnë që festimi i Vitit të Ri është haram ( i ndaluar në Islam )

Para disa viteve ish-imami në Xhaminë e Madhe, Shefqet Krasniqi kishte apeluar çdo vit për mos-festimin e Vitit të Ri, raporton Ballkani.info.

Ka pasur edhe fushata në rrugë që bënin thirrje të mos festohet nata e ndrrimit të motmotëve nga myslimanët, të pasuar me debat virtual në mes atyre që mendojnë që duhet të festohet apo nuk duhet të festohet Viti i Ri.

Imami Shefqet Krasniqi nuk ka dhën deklaratë tjetër që dëshmon që ka ndryshuar qëndrimin ndaj festimit të Vitit të Ri. /Ballkani.info/

VIDEO