Gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama ka thënë se është një lajm i veçantë miratimi nga kuvendi për dërgim të trupave ushtarake të Kosovës në SHBA.
Ai në RTK tha se ky vendim ka rëndësi të veçantë jo vetëm për FSK-në por për të gjithë Kosovën, duke e cilësuar si moment historik, transmeton Ballkani.info.
Rama tregoi se trupat ushtarake të Kosovës kanë kryer parapërgatitjet për këto misione, derisa kontigjenti i parë nga shteti jonë për në SHBA pritet të udhëtoj në Mars të këtij viti.







