Një burrë është frikësuar për vdekje pasi zbuloi një piton gjigand që po relaksohej brenda tualetit të tij në Brisbane.

Gjarpri shihet duke u larë në ujin e tualetit.

Pronari i shtëpisë telefonoi menjëherë kapësin e gjarpërinjve Stewart Lalor. Me një palë dorashka ai kapi pitonin e madh në tualet. Zvaranikët janë shumë të zakonshëm në Queensland.

Por nuk është e zakonshme ti gjesh brenda tualeteve.

Gjarpërinjtë shpesh rrëshqasin nëpër shtëpi nëpërmjet tubacioneve dhe kanaleve të hapura. Për fat të mirë pronari i shtëpisë nuk u kafshua nga gjarpëri.