Kur Kanye nuk e pëlqen Kim Kardashian…(FOTO)

“Je bashkëshortja ime dhe ndikon tek unë kur fotot e tua janë shumë seksi.”

Kjo fjali e Kanye West e ka acaruar së tepërmi Kim në episodin e 13 tetorit të “Keeping Up With The Kardashians”, pikërisht vetëm disa ditë para se fëmija i saj i katërt nga një nënë surrogato pritet të vijë në jetë.

Në serinë e fundit të reality show, që është regjistruar pak para ceremonisë së “Met Gala 2019”, ku 38 vjeçarja shkëlqeu me fustanin tepër sensual pas trupi, reperi hyn në dhomë teksa ajo vishet dhe shpreh pakënaqësi për veshjen.

Ndërkohë Kim i përgjigjet “Po më shkakton ankth, nuk kam më nevojë për energji negative. Ti më ke mësuar të jemi seksi dhe të kem konfidencë”. Më pas Kanye largohet nga dhoma.

Por siç mund ta mbani mend, në fund Kim shkëlqeu në tapetin e kuq, e madje këngëtari komentonte në fotot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram: “Shumë zjarr zemër”.

loading…