Kur Kadri Veseli thoshte “kam me ju ngi SHIK” (VIDEO)

Përplasja e fuqishme ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Glauk Konjufcës ka vazhduar edhe në fund të javës së kaluar.

Dy ish bashkëpartiakët dhe ish miqtë, deputetë në Kuvendin e Kosovës, po e akuzojnë njëri-tjetrin për shpifje.

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj në dy raste si në Kuvend ashtu edhe në media, ka thënë se shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka qenë pjesëtar i SHIK-ut në vitin e parë pas luftës.

Sipas Molliqajt, Konjufca si “punëtor” i Kadri Veselit, ish shefit të SHIK-ut, pagën e kishte 150 marka dhe se ishte larguar nga ky formacion gjysmë ilegal pas një viti, shkruan Ballkani.info.

Këto akuza i ka hedhur poshtë po ashtu në dy raste Konjfuca. Këto pretendime të Molliqajt ai i ka quajtur shpije dhe për këtë e ka paditur në Gjykatë deputetin e PSD-së.

E vetë Kadri Veseli ende nuk është deklaruar për të konfirmuar ose për të mohuar nëse Konjufca ka punuar nën urdhrat e tij.

Mirëpo, shefi i PDK-së vitin e kaluar në një seancë të Kuvendit të Kosovës pas përplasjes me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së, kishte thënë se do t’i shkojë deri në fund çështjes së SHIK-ut.

“Kom me ju ngi SHIK këtë mandat, kemi me shku deri ne fund, veç atëherë mos boni ciu ciu”, kishte thënë Veseli. /Ballkani.info/